Regjistrohet ndeshja e parë e “Katar 2022” me rrjeta të paprekura. Në Al Rayyan, Danimarka dhe Tunizia morën nga një pikë në Grupin D, falë barazimit 0-0. Një përballje e ekulibruar, me raste të shumta, gola të anuluar për pozicion jashtë loje (nga një për secilën e skuadër), një shtyllë e goditur nga Christensen, por në fund rrjeta të paprekura.
Portieri danez, Schemichel ka bërë disa pritje vendimtare ku ka shpëtuar portën e tij nga goli. Në kohën shtesë kryesori u thirr nga sistemi VAR për një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonën e Tunizisë, por asgjë, loja vijoi.
Kjo ka qenë sfida e parë e grupit D, ku në darkë do të luhet ndeshja tjetër mes Francës dhe Australisë, dy klubet e tjera të këtij grupi.