Thursday, December 26, 2024

Krijohet Shoqata Sportive “Vllaznia Futsal”, ndeshja e parë, të shtunën, ora 12:00, përballë Diamant Futsal në “Qazim Dervishi”

Lexo

“Vllaznia Futsal”, është skuadra më e re e krijuar në Shkodër, e cila do të konkurojë në Kampionatin e Futsallës për edicionin 2022-2023. Skuadra në fjalë është pjesë e KF Vllaznia, dhe ndeshjet do t’i zhvillojë në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës.  Lajmi bëhet i ditur nga vetë presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, sipas të cilit krijimi i kësaj skuadre i jep mundësi prhapjes së masivitetit të këtij sporti në gjirin e rinisë shkodrane, duke i krijuar mundësira aktivizimi edhe ish futbollistëve shkodranë që janë shkëputur nga aktiviteti futbollistik i luajtur në profesionizëm.

Në krye të kësaj skuadre që përfaqëson shoqatën sportive “Vllaznia Futsal” është emëruar sih portjeri i  njohur i Vllaznisë, Bujar Celulaj, i cili është njëherazi edhe trajner portjerësh pranë KF Shkodra.

“Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivit për masivizimin dhe promovimin e sportit të futbollit në qytetin e Shkodrës, në bashkëpunim me një grup dashamirësish dhe biznesmenësh të sukseshëm, ka vendosur krijimin e shoqatës sportive “Vllaznia Futsal” . Klubi i Futbollit Vllaznia në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër ka bërë të mundur pjesmarrjen e menjëhershme në kampionatin e futsallës i cili starton me datën 26 nëntor 2022, ora 12.00 në Pallatin e Sportit Qazim Dervishi, Shkodër me ndeshjen Vllaznia Futsal – Diamant Futsal .

Ftojmë të gjithë sportdashësit, dashamirësit e këtij sporti, biznesmenë të suksesshëm të qytetit të Shkodrës të bashkohen në ngritjen e ekipit të futsallës në nivele të konkurrueshme kombëtare dhe ndërkombëtare!”, thuhet në informacionin e shpërndarë zyrtarisht edhe nga zyra e shtypit pranë KF Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img