Friday, April 26, 2024

(Video) Basania & AM e nis me fitore K. K të kategorisë së tretë. Trajneri Armando Simoni, flet për emocionet e suksesit të parë

Lexo

Përmeti- Basania & AM  2-3

(Shënues: Halili 14’, Koçi 28’/ Aldo Shkëmbi 35’, Florenc Ndoja 51’, Alsed Abdija 81’)

Përmeti: Selmani, Naska, Shtama, Camara, Xgunga, Koçi, Halili, Kërdhicka, Todhe, Aliko, Nuosu. Trajner: Orges Todhe

Basania: Besmir Muçejani, Olsi Radohina, Luis Hila, Marsel Vuka, Florenc Ndoja, Edison Ibishaj, Aldo Shkëmbi, Klevis Lazri, Amarildo Marku, Renato Kola, Mikel Kola.( U aktivizuan gjatë ndeshjes: Erjon Mani, Kledis Zagani, Franko Colaj, Nest Simoni, Alsed Abdija). Trajner: Armando Simoni.

Gjyqtarë: A. Lushi, K. Hoxha, G. Menaj(Tiranë). Delegat: G. Xhafa(Kamzë)

Data 24 nëntor 2022 do të mbahet mend për skuadrën e Basania & AM, një bashkim ky mes dy shoqatave, Basania dhe Arra e Madhe, e cila regjistron ndeshjen e parë zyrtare në Kampionatin Kombëtar të futbollit për kategorinë e tretë.

Java e parë e këtij kampionati është luajtur pasditen e së enjtes në Tiranë, mes ekipit të Përmetit që vjen nga kategoria e dytë si dhe Basanias, skuadrës debutuese me një emër të lashtë mbi 2400 vjeçar që përfaqëson  me ekipin klubin Basania me qëndër në Bushat dhe Arra e Madhe me qën dër në qytetin e Shkodrës, pranë lagjes me të njëjtin emër dhe histori të mirëfilltë në qytetin verior.

2 me 1 në favor të Permetit është mbyllur pjesa e parë, ku për përmetarët shënuan Halili 14’, Koçi 28’, ndërsa për Basanien, shkurtoi diferencën Aldo Shkëmbi 35’. Pjesa e dytë është e tëra për ekipin Basania & AM, që duke shënuar edhe dy gola të tjerë me autorë Florenc Ndoja 51’ dhe Olsi Radohima 81’, përmbys rezultatin duke fikuar fitoren e Basania & AM me rezultatin 2-3.

Kështu, përpos historisë së ndeshjes së parë zyrtare të luajtur në një kampionat kombëtar, siç ky i kategorisë së tretë, është edhe fakti tjetër, ku që në ndeshjen e parë, Basania & AM, e nis me fitore. Një sukses ky i merituar i të gjithë skuadrës, trajnerit Armando Simoni, si dhe patjetër edhe i presidentit Ermir Shimaj.

Basania & AM, bën pjesë në grupin A me 6 skuadra duke pasur si konkurentë

SHS Përmeti, KF Skrapari, KF Çerma dhe Adriatiku. Kalendari i javës së dytë e vendos Basania & AM të luajë përballë skuadrës Adriatik.

(Video) Intervista me trajnerin Armando Simoni, marrë pas ndeshjes, Përmeti- Basania & AM (2-3).

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img