Brazili ka fituar me lehtësi ndaj Koresë së Jugut (4-1) në ndeshjen e 1/8 së finales në Kampionatin Botëror duke marrë vizën për në çerekfinale.
Vinicius Junior e hapi serinë e golave që në minutën e shtatë për të vazhduar me golin e Neymar nga penalltia (13’). Goli i radhës ishte nga Richarlison (29’), ndërsa Lucas Paqueta e vendosi rezultatin e pjesës së parë (36’). Një gol nderi për Korenë e Jugut e shënoi Seung-Ho Paik në pjesën e dytë (76’).
Lojtarët në përfundim të takimit, kishin organizuar diçka speciale. Një baner i madh ku mbarte emrin e legjendës së futbollit brazilian i cili po lufton me sëmundjen e tij të rëndë, Pele.
Fitorja i dedikohet e gjitha atij, njeriut që ndër vite ka rrëmbyer zemrat e tifozerisë braziliane duke i shtuar dashurinë për futbollin. Mesazhi i kësaj është dhe përkrahja e madhe që ekipi përçon për Pelen, në luftën me sëmundjen e tij.