Tuesday, November 26, 2024

Futboll Femra-Kombëtarja U-19 njeh kundërshtaret e raundit të dytë, FSHF organizon turneun

Lexo

Edhe Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza njohu këtë të mërkurë kundërshtaret e raundit të dytë të eliminatoreve të Kampionatit Europian për vajza 2023. Skuadra e drejtuar nga Kreshnik Krepi është shortuar në grupin B7 në Ligën B dhe përballë do të ketë Skocinë dhe Lihtenshtejnin.

Ashtu sikurse ndeshjet e kualifikueseve të Kampionatit Europian për vajza U-17 që do të zhvillohen në Shqipëri, pas konsultimeve me federatat anëtare dhe UEFA-n, edhe sfidat e raundit të dytë të këtyre kualifikueseve do të zhvillohen në Shqipëri në datat 5, 8 dhe 11 prill në formën e një mini-turneu.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi është pjesë e Ligës B edhe për këtë vit, teksa do të garojë në ndeshjet e muajit prill për një vend të parë në grup, duke synuar ngjitjen në Ligën A për herë të parë.

Në ndeshjet e raundit të parë për këtë grupmoshë që u zhvilluan në muajin tetor në vendin tonë, nën organizimin e suksesshëm të FSHF-së dhe UEFA-s, Shqipëria U-19 për vajza u rendit në vendin e dytë në grup, me dy fitore dhe një humbje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img