Sunday, April 28, 2024

(Video) Sot, ora 18:45, Vllaznia-PSG sfida në grupet e Champions-it, hyrja e lirë në stadiumin “Loro Boriçi”

Lexo

Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës pret mbrëmja e sotme, duke filluar nga ora 18:45, ndeshjen shumë të rëndësishme të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll femra, Vllaznia-PSG e Francës.

Sfida në fjalë është e katërta sipas radhës për grupin A në fazën e grupeve të Ëomen’s Uefa Champions League. E para ishte përballja me Realin në shtëpi, më pas dy transferta radhazi në Londër dhe Paris kundër Çelsit dhe PSG, ndërkohë që sonte, kampionet e Shqipërisë rikthehen përsëri në fushën e tyre të “Loro Boriçit”.

E kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve, aq më tepër duke qënë pjesë e një grupi jashtë mase të fortë, vështirësia e skuadrës kuqeblu ka qënë mjaft e madhe. Megjithatë, tre ballafaqimet e mëparshme i kanë shërbyer skuadrës së drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, të marrë një përvojë disi më të madhe. Që do të thotë se pas tre humbjeve radhazi,  në përballjen e sotme, Vllaznia do të futet në fushën e lojës me objektiv më konkret për të kërkuar rezultatin pozitiv, që fillon, nga shënimi i golit të parë në ndeshjen e grupeve, marrjen e një barazimi, pa lënë mënjanë edhe mundësinë e një fitorejeve, që nëse realizohet do të ishte një sukses i madh për futbollin shkodran të femrave, dhe atë shqiptar në përgjithësi.

Në pritje të kësaj ndeshje, skuadra kuqeblu ka konsumuar pasditen e djeshme seancën e fundit stërvitore, anti PSG, duke qënë e gatshme orën 18:45 të mbrëmjes së sotme, kur starton sfida në fjalë.

Kujtojmë, që me një vendim të marrë tre ditë më parë nga ana e presidentit të KFF Vllaznia, Lazër Matija, për ndeshjen e sotme, hyrja në stadium do të jetë falas. Vendim i cili pritet të ndikojë për pjesëmarrjen e një numri sa më të madh të tifozëve kuqeblu dhe më gjërë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

Dhe, meqë jemi tek tifozëria, është me vend të bëjmë me dije, se institucioni i UEFA-s, përms Komisionit të Disiplinës pranë tij, ka ndëshkuar me gjobë financiare me shumën prej 6500 eurosh. Dënim ky i dhënë për llogari të ndeshjes së luajtur në Londër, në mes Çelsit vendas dhe Vllaznisë mysafire, pasi ka konstatuar që tifozët shqiptarë që ndodheshin në stadim kanë hedhur në fushën e lojës fishekzjarre dhe mjeteve te tjera piroteknike.

Ndaj, është edhe moment për një apel në adresë të tifozëve shkodranë që të tregohen sa më korrekt në këtë aspekt, duke mos shfaqur veprime jashtë rregulloreve përkatëse, pasi nëse do të ketë diçka të tillë, çdo gjë shkon në dëm të Vllaznisë.

(Video) Vllaznia e futbollit të femrave në seancën e fundit stërvitore, anti-PSG

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img