Pasi ka luajtur mbrëmjen e së enjtes ndeshjen e radhës të Ligës së kampioneve të Europës ndaj kampiones së Francës, PSG, Vllaznia e futbollit për femra rikthehet në kampionatin shqiptar, ku e pret një super ndeshje.
Përballë skuadrës kuqeblu do të jetë Tirana, një skuadër që këtë sezon futbollist ka bërë mirë, gjë që e tregon edhe ecuria e mirë e rezultateve duke realizuar vetëm fitore, pa asnjë humbje.
Në të njëjtat pozita është edhe Vllaznia, me të gjitha ndeshjet fitore duke bashkëkryesuar kampionatin me pikë të barabarta me Tiranën, por që me goleverazh më të mirë, skuadra kuqeblu është në vend të parë. Ndeshja në fjalë, Tirana-Vllaznia do të luhet në kompleksin “Skënder Halili” të kryeqytetit, ora 14:00.
Në kuadrin e javës së nëntë të kampionatit të femrave që përkon edhe me fundin e fazës së parë, dy skuadrat në fjalë do të ndeshen me njëra tjetren në kryeqytet. Ndeshje, kjo që pritet të përcaktojë njërën nga skuadrat si kryesuese të vetme, e shkëputur me pikë nga njëra tjetra, pasi pas javës së tetë, ato kanë të grumbulluar nga 24 pikë.
Të enjten e 8 dhjetorit është luajtur ndeshja e parë e kësaj jave, mes Kinostudios dhe Partizanit, ku në derbin kryeqytetas, Kinostudio triumfoi me rezultatin 3-2 kundër Partizanit, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja skuadrat.
Ndërkaq, në sfidat e tjera të javës së 9-të, Teuta do të presë Lushnjen në shtëpi ditën e sotme. Durrsaket janë në kërkim të rezultatit pozitiv, pas hapit të gabuar javën e kaluar ndaj Partizanit në transfertë. Sakaq, Lushnja nuk ka marrë asnjë pikë në 8 javë kampionat, duke shënuar kështu një rekord negativ. Takimi do të luhet në Durrës, në ora 10:00.
Apolonia kërkon të rikthehet te fitorja këtë javë, teksa do të përballet me Kukësin në shtëpi. Fieraket, që javën e kaluar u mundën nhga Vllaznia në “Reshit Rusi” 5-0, renditen tashmë në vendin e tretë me 18 pikë pas 8 javësh, gjashtë më pak se Vllaznia e Tirana e vendit të parë. Ndeshja e kësaj jave do të luhet në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ në Fier, në ora 14:00.
Në po të njëjtën orë, Laçi do të presë Skënderbeun në shtëpi. Laçjanet vijnë pas një fitoreje në Lushnje, ndërsa korçaret u mundën nga Tirana në shtëpi. Ndeshja pritet të jetë shumë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë 3 pikët për ta mbyllur sa më mirë fazën e parë të kampionatit.
Ndeshjet e javës së tetë në kampionatin e vajzave:
Kinostudio 2-3 Partizani
KF Teuta – Lushnja, e shtunë, ora 10:00
Apolonia – Kukësi, e shtunë, ora 14:00
KF Laçi – Skënderbeu, e shtunë, ora 14:00
Tirana – Vllaznia, e diel, ora 14:00
Renditja aktuale:
Vllaznia 24 pikë
Tirana 24 pikë
Apolonia 18 pikë
Kinostudio 15 pikë
Partizani 13 pikë
Kukësi 6 pikë
Teuta 6 pikë
KF Laçi 4 pikë
Skënderbeu 3 pikë
Lushnja -3 pikë