Thursday, April 25, 2024

Volejboll-Ekipet e Vllaznisë, femra dhe meshkuj, kualifikohen për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Ekipet e Vllaznisë në Volejboll për femra dhe meshkuj janë kualifikuar në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë. Një gjë të tillë ato e arriten duke fituar ndeshjet e tyre të radhës, femrat ndaj Korabit të Peshkopisë dhe meshkujt ndaj Elbasanit.

Ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” janë dominuar plotësisht nga skuadrat shkodrane. Në ballafaqimin e femrave, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Besnik Lisha dhe kolegu i tij Dorian Tafa, e nisën mirë mjaft mirë ndeshjen kur në setin e parë shënojnë 25 pikë ndaj 17 të skuadrës dibrane.

Volejbollistet shkodrane vijojnë të luajnë mirë edhe në setin e dytë, madje në këtë set arrijnë ta thellojnë diferencen e pikëve me skuadrën kundërshtare, teksa e mbyllin këtë set me fitore 25 me 14.

Duke fituar edhe  setin e tretë me shifrat 25-16, Vllaznia fiton të gjithë ndeshjen me sete, me rezultatin e pastër 3-0. Fitore kjo që e kualifikon skuadrën kuqeblu në turin gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë.

Me fitore të pastër, me rezultatin 3 me 0 e ka mbyllur ndeshjen e tij edhe ekipi i meshkujve. Djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja, kanë qënë dominues të takimit duke detyruar miqtë nga Elbasani të pranojnë humbjen.

Në sfidën e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, skuadra kuqeblu e mbyll setin e parë me fitore me shifrat 25-15. Edhe pse në setin e dytë ka një përpjekje të miqve nga Elbasani për të barazuar shifrat e seteve në 1-1, është Vllaznia që regjistron përsëri fitore edhe në këtë set, këtë radhë me shifrat 25-21 dhe 2-0 për kuqeblutë.

Humbja e setit të dytë demoralizon skuadrën mike, e cila në setin e tretë është hija e vetvetes në fushën e lojës. Në këtë mënyrë përfiton Vllaznia, e cila duke e fituar edhe këtë set me shifrat 25-9, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-0, fitore kjo që e kualifikon atë në turin gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img