Monday, November 25, 2024

Josa: Duhet të ishim shumë të kujdesshëm, problemi është mënyra se si ne duhet të shtynim në mesin e fushës

Lexo

Egnatia mundi në transfertë Vllazninë me rezultatin 1-0.  Skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa pati mundësinë e artë të barazonte me penallti, por nuk ia doli.

Pas sfidës ka folur trajneri i shkodranëve Mirel Josa. Ai u shpreh i zhgnjyer për humbjen e penalltisë dhe se duhet të ishin më të qetë në lojë.

“Nuk është problem kavilja e Latifit. Është problem te kërciri, te fibula që kishte problem. Është një goditje po në të njëjtin vend. Të shohim si do të shkojnë punët.

Rastet? Më vjen keq për rastet, për mënyrën se si u zhvillua pjesa e parë. Ne duhet të kishim ndihmuar më shumë 3 lojtarët e sulmit tonë. Marku dhe Mala duhet të ishin më afër që të shtrinim lojën më para. Në pjesën e dytë duhet të ishim shumë të kujdesshëm te goli. Ia dhuruam ne topin kundërshtarit dhe u shënua goli. Unë mendoj se nuk zhvilluam një pjesë të parë të mirë. Në pjesën e dytë ekipi u mundua të reagojë. Jam i zhgënjyer për penalltinë, por janë gjëra që ndodhin. Nuk është problem kavilja e Latifit. Është problem te kërciri, te fibula që kishte problem. Është një goditje po në të njëjtin vend. Të shohim si do të shkojnë punët. Humbi pak qetësia pas humbjes së penalltisë.

Vlerësimi për skuadrën? Nuk mendoj se Egnatia fitoi dyluftimet në qendër të mbrojtjes. Unë jam i kënaqur me funksionimin e këtyre dy qendrave. Problemi është komplet te mënyra se si ne duhet të shtynim në mesin e fushës. Duhet të ishim shumë të kujdesshëm”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img