Sunday, November 24, 2024

Vllaznia e volejbollit femra, largon tre volejbollistet e huaja, rusen Pronina Lyuboc dhe dy bjelloruset Anna Knyzeva dhe Dayra Auramchyk.

Lexo

Vllaznia në volejboll për femra nuk do të ketë në gjirin e saj për pjesën e dytë sezonit 2022-2023 tre volejbollistet e huaja.  Bëhet fjalë për rusen Pronina Lyuboc e pozicionit sulmuese si dhe dy bjelloruset Anna Knyzeva, që luan si pasuese dhe Dayra Auramchyk, volejbolliste kjo që më herët ka luajtur në kampionatin shqiptar me ekipin kampion Skënderbeu.

Fismosja e tre volejbollisteve të huaja për Vllazninë si dhe CV-të e pasura të tyre u konsiderua një mbështetje serioze në merkaton verore për skuadrën e drejtuar nga trajneri Besnik Lisha.

Për hirë të së vertetes, jo vetëm trajneri Lisha, i cili i kishte përzgjedhur vetë këto volejbolliste nisur edhe nga njohja dhe bashkëpunimi më herët me to tek Skënderbeu, por edhe presidenti Florian Zekja, me veshjen e këtyre volejbollisteve kuqeblu, u patën shprehur entuziastë duke mos nguruar të deklaronin objektivin e fitimit të titullit kampion.

Për hirë të së vertetes, Vllaznia dhuroi ndeshje të bukura duke marrë edhe duatrokitjet e tifozërisë shkodrane. Por, megjithatë, jo çdo gjë shkoi ashtu siç ishte parashikuar. Kjo, sepse, përkundër investimeve jo të pakta për blerjen e ruses dhe dy bjelloruseve, humbjet me ekipet rivale të kampionatit shqiptar e spostuan Vllazninë në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit.

Një pozicion ky kurrësesi i pranueshëm për drejtuesit e shoqatës së volejbollit Vllaznia për femra me në krye presidentin kuqeblu, Florian Zekja, i cili në sinkron edhe me mendimin e trajnerit Lisha, vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me treshen e volejbollisteve të huaja.

Në këtë mënyrë, të paktën për momentin deri në një vendim tjetër të mundshëm nga ana e presidences, Vllaznia e volejbollit femra rikthehet në identitet duke pasur në përbërje lojtare shqiptare dhe të gjitha shkodrane. Në një farë mënyre, ekipi i femrave duket sikur kopjon ekipin e meshkujve të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, i cili ndoshta është i vetmi ekipi i volejbollit shqiptar me përbërje “bio” i përbërë vetëm me volejbollistët shkodranë në gjirin e tij.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img