Vllaznia U-17 është i vemti ekip në Klubin e Futbollit Vllaznia, që në fund të vitit 2022 është renditur në vendin e parë duke merituar titullin simbolik kampion dimri. Një sukses ky që e ka bazën edhe tek puna pasionante dhe profesionale e trajnerit Gilman Lika, por padyshim tek djemtë e talentuar, ku një pjesë e madhe e tyre vijnë nga rrethinat.
Për ish kapitenin e Vllaznisë, Tiranës si dhe disa skuadrave të tjera jashtë vendit, ky është fillimi i karrieres si trajner. Një fillim ky mjaft premtues që garanton një të ardhme të sigurtë për ecurinë e mëtejshme të Gilmanit në fushën e trajnimit.
Në formacionin e Vllaznisë U-17 spikasin lojtarë të tillë, si Kubazi, Ara dhe Toni që shënojnë nga dy dhe tre gola në një ndeshje, por trajneri Lika vlerëson të gjithë skuadrën. Por, në prononcimin e tij, tekniku Lika, vlerëson së tepërmi edhe kampitenin Selmani, si një lojtar të perspektive, si dhe të gjithë skuadrën në tërësi.
Titulli simbolik “kampion dimri” është gjysma e punës, ndërkohë që Lika premton titullin në fund të sezonit. Ndërkohë, që të njëjtën gjë beson edhe për Vllazninë e madhe, e ekipin e parë që drejtohet nga trajneri Mirel Josa.
Në mbyllje, trajneri Gilman Lika përcjellë urimin për festën e ndërrimit të viteve për të gjithë komunitetin shkodran, dhe kryesisht për sportistët, përfshirë edhe futbollistët e ekipit të tij U-17.
(Video) Intervisten e plotë në video me trajnerin e Vllaznisë U17, Gilman Lika, mund ta ndiqni në kanalin tonë YOUTUBE-Veriu Sport.