Thursday, April 25, 2024

(Video) Çiklizëm-Mateo Balaj, talenti shkodran që konsiderohet një “Agim Tafili i dytë” për çiklizmin shqiptar!

Lexo

Ndonëse me probleme jo të vogla organizative, sporti i çiklizmit në Shkodër vazhdon të mbijetojë, ku falë pasionit dhe këmbënguljes së trajnerit Leonat Kola, gjatë viteve të fundit Vllaznia është përfaqësues me dinjitet në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Njëri prej talenteve që bën pjesë aktualisht në ekipin e Vllaznisë është edhe Mateo Balaj, i cili falë të dhënave fizike të pëlqyeshme, shtatlartë 183 cm dhe mjaft energjik, shtuar edhe përgatitjen teknike dhe taktike, ka spikatur si një kampion i vertetë në konkurimet e vitit 2022.

Kanë qënë rezultatet pozitive që e kanë radhitur atë mes emrave më të dalluar të sportit shkodran për vitin që sapo mbyllëm, duke bërë që në mbyllje të vitit Gazeta Shkodra Sport, t’i akordojë çmimin “Talenti i Vitit” për vitin 2022!

Po kush është Mateo Balaj?

Mateo Balaj është lindur dhe rritur në Shkodër. 18 vjeçari e nisi çiklizmin në moshën 14 vjeçare me ekipin “Vllaznia” nën drejtimin e trajnerit Leonat Kola. Ka fituar disa gara kombëtare dhe e fundit qe ajo e rezistencës, ku u shpall serish kampion i Shqipërisë. Gjatë 2022-it ai ishte pjesë e ekipit SCAP në Itali për kategorinë junior. Për vitin 2023-shin, 18 vjeçari i talentuar shkodran do të jetë përsëri pjesë e një ekipi tjetër italian për kategorinë U23. Paralelisht parashikohet ardhja e tij për të qenë garues ne garat kombëtare apo dhe përfaqësues i Shqipërisë në garat ndërkombëtare.

E ardhmja e Mateo Balajt!

Trajneri i tij në Shqipëri, Leonat Kola, si dhe ai që e stërvit në Itali, flasin me superlativa për të ardhmen e çiklistit Mateo Balaj. Mosha e tij e re, vetëm 18 vjeç, si dhe të dhënat jashtë mase potenciale, të lënë të shpresosh se ardhmja e këtij djaloshi të talentuar pritet të jetë e përmasave të mëdha. Gjithnjë sipas trajnerëve përkatës, por edhe specialistëve të tjerë të çiklizmit në Shqipëri që kanë pasur rastin ta ndjekin Mateon në garë, nuk ngurojnë ta krahasojnë atë, si një “Agim Tafili të dytë”!. Që do të thotë se jo shumë larg në kohë shpresojmë dhe besojmë se Mateo Balajn, do ta shohim në majat më të larta të çiklizmit shqiptar dhe jo vetem. Suksese Mateo!

(Video) Momenti i dorëzimit të trofeut “Talenti i Vitit” për çiklistin e ri, Mateo Balaj.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img