Egnatia nuk ndalet në merkato teksa ka zyrtarizuar lojtarin e ri, Redi Kasa. 21 vjeçari është prodhim nga akademia e Parmas, do jetë pjesë e rrogozhinasve deri në vitin 2025.
Sulmuesi Kasa, pritet të jetë një aset i shtuar në radhët e Egnatias dhe pritshmëritë ndaj tij janë ë larta. Së fundmi Redi Kasa aktivizohej në radhët e ekipit Septemvri Sofia. Aventura e tij e re do të jetë në Shqipëri ku për herë të parë do të jetë pjesë e një ekipi nga vendi i origjinës së tij.
Por Egnatia duket që po bën një merkato jo vetëm në hyrje por dhe në dalje. Ditën e sotme klubi rrogozhinas ka shkëputur marrëveshjet me konsensus të dy palëve me tre nga lojtarët e saj Ilir Camaj, Dzon Delarge dhe Erald Hyseni.