Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë luan sot ndeshjet e para. Nga tetë ndeshjet që janë në kalendar, pesë prej tyre luhen sot duke filluar nga ora 13:00. Ndër to, katër i përkasin grupit A: Bylis-Vllaznia, Dinamo-Kastrioti, Korabi-Partizani, Lushnja-Tirana, dhe një nga grupi B, Tomori-Laçi. Ndërkohë, tre çiftet e tjera që i përkasin grupit B: Apolonia-Kukësi, Erzeni-Teuta dhe Skënderbeu-Egnatia, luhen nesër në orën 13:00.
Në pesë ndeshjet e sotme, spikat dueli i dy skuadrave Superiore, Bylis-Vllaznia. Dy skuadra këto që në përballjet e viteve të fundit kanë prodhuar surpriza në fushën e lojës, kur kemi parasysh paraqitjen dinjitoze, madje edhe me fitore të ballshiotëve në stadiumin “Loro Boriçi”.
Ndonëse pritet që në fushën e lojës Vllaznia të paraqesë një formacion mik, me lojtarë të rinj, të ardhur edhe nga stoli, objektivi është për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, në mënyrë q ëme datë 1 shkurt, kur do të luhen ndeshjet e kthimit, kualifikimi të jetë sa më i lehtë.
Për t’u theksuar është se, Bylis-Vllanzia, do të përballet edhe pas një jave dhe përsëri në Ballsh, por tashmë për llogari të kampionatit kombëtar të Superiores.
Kalendari i ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, ndeshjet e para të turit të dytë
Sot
Bylis-Vllaznia ora 13:00
Dinamo-Kastrioti ora 13:00
Korabi-Partizani ora 13:00
Lushnja-Tirana ora 13:00
Tomori-Laçi ora 13:00
Nesër
Apolonia-Kukësi ora 13:00
Erzeni-Teuta ora 16:00
Skënderbeu-Egnatia ora 13:00