Friday, May 17, 2024

Goli i Jonuzit, i jep epërsinë Vllazninë për pjesën e parë në Ballsh. Bylis-Vllaznia 0-1(Kupa e Shqipërisë)

Lexo

Janë mbyllur 45 minutat e parë të ndeshjes, Bylis-Vllaznia, e cila po luhet që nga ora 13:00 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit që nga ora 13:00.

Një pjesë  e parë kjo e dominuar tërësisht nga kuqeblutë e Vllaznisë, të cilët për shumë minuta e spostuan lojën në gjysëmfushën vendase duke kërkuar me insistim golin e avantazhit, të cilin e arrijnë në minutë e 36-të përmes një gjuatje qëndrtore të Fjoart Jonuzit, e cila e ndihmuar edhe nga prekja e mbrojtësit mallakastriot, shkon në rrjetë.

Pas pësimit të golit, skuadra vendase, në gjirin e së cilës luajnë edhe dy shkodranët, Trumçi dhe Qardaku ndyshon strategji duke rritur forcat sulmuese, madje kanë edhe një rast shumë të pastër shënim, por nëse nuk realizohet, merita është për portjerin e Vllaznisë, Kristi Qarri, i cili tregon aftësitë e tija duke evituar golin e sigurtë në portën e tij.

Avantazhi i Vllaznisë qëndron në fuqi deri në mbyllje të pjesës së parë, e cila fitohet me meritë nga Vllaznia me rezultatin 0-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img