(Video) 80 vjetori i lindjes së doktor Zyhdi Çobës. Bashkia Shkodër dhe FSHF, e nderojnë me Tituj dhe dekorata!

 Në 80 vjetorin e tij të lindjes dhe 65 vjetorin e kontributit si sportist dhe si mjek i ekipeve sportive Vllaznia, kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia, vlerësoi me titullin “Mirënjohje”, një prej emrave të shquar të sportit dhe mjekësisë shkodrane, Zyhdi Çobën.

Ceremonia në fjalë u zhvillua mesditën e sotme në zyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia me praninë e pjesëtarëve të familjes Çoba, si dhe miqve të afërt të doktor Zyhdisë, veteran të sportit shkodran, gazetarë sportivë, etj.

Ceremonisë në fjalë i janë bashkangjitur edhe pjesëtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku në emër të Presidentit të FSHF-së, Armand  Duka, ka qënë antari i Komitetit Ekzekutiv, ish futbollisti shkodran, Bardhyl Jera, Drejtori i Sektorit të Edukimi në FSHF, Sulejman Starova dhe  përgjegjësi për marrëdhëniet me publikun, Tritan Kokona, të cilët i dorëzuan doktor Çobës, çmimin “Pllakatë-FSHF”, uniformën e kombëtares kuqezi me mbishkrimin Çoba dhe numrin 80-të të viteve të tij, si një foto kujtim në vite.

Krahas kreut të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia që foli me shumë respekt për figurën e doktor Zyhdisë, për vlerat e doktor Çobës, folën me shumë respekt, edhe ish futbollistët shkodranë, Fatbardh Jera, Rauf Çanga, Ismet Hoxha, presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija. Ndërkohë, që vetë mjeku sportiv Zyhdi Çoba dhe bashkeshortja e tij Kydret Çoba, falenderuan kryebashkiakun Spahia dhe FSHF-në, por edhe miqtë e afërt që e nderuan në këtë ditë të shënuar për familjen Çoba.

Aktiviteti në nderim të përvjetorit të 80-të të lindjes së mjekut të njohur sportiv shkodran, i konsideruar si një nga legjendat e gjalla të sportit shkodran në vite, Zyhdi Çoba, vijoi me një drekë festive shtruar në Bar Restaurant Elita nga familja Çoba.

(Video) Ceremoni-Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, pret mjekun sportiv, Zyhdi Çoba. Dekorime në 80 vjetorin ne lindjes nga Bashkia dhe FSHF)

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu