Friday, April 19, 2024

(Video) Shkodranët përcjellin me respekt në banesën e fundit, veteranin e nderuar të futbollit shkodran, Zija Dani(Flet tifozi veteran Arshi Kraja dhe nipërit, Altin Xhahysa dhe Artur Dani)

Lexo

I ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 81 vjeçare, veterani i futbollit shkodran, Zija Dani, është përcjellë sot me respekt nga komuniteti shkodran për në banesën e fundit. Ish portjeri i njohur i Vllaznisë së viteve ’60-të, i cili pati rastin të luajë edhe për Partizanin dhe kombëtaren e Shqipërisë, do të kujtohet gjatë nga tifozëria shkodrane dhe më gjërë, jo vetem për cilësitë e veçanta si portjer, por edhe për vlerat që dispononte si njeri, dhe si familja model.

Ishte kjo arsyeja, që përfaqësues të brezave të ndryshëm që kanë pasur rastin të luajnë dhe bashkëpunojnë me Zija Danin, ishin të pranishëm pasditën e së martës në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit.

Njëri prej tyre, është edhe Arshi Kraja, një prej tifozëve veteran shumë të njohur në qytetin e Shkodrës, i cili ka pasur një njohje shumë të afërt me Zija Danin, figurë të cilën, gjatë prononcimit për Veriu Sport, Kraja e vlerëson maksimalisht.

Ndërkohë, krenarë për Zija Danin, janë edhe nipërit e tij, ish futbollisti i njohur i Vllaznisë Altin Xhahysa, sot trajner futbolli, si dhe Artur Dani, me një karrierë të gjatë si arbitër futbolli, gjë që e shprehin në prononcimin e dhënë për Veriu Sport.

(Video) Pamje nga ceremonia mortore e ndarjes nga jeta të veteranit të sportit, Zija Dani. Prononcimet e tifozit Arshi Kraja, ish futbollistit dhe trajnerit Altin Xhahysa, si dhe arbitrit të futbollit, Artur Dani.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img