Boks Profesionist-Lezhjani Jurgen Uldedaj, sfidon argjentinasin, Bruno Igor Hong në ringun e Londrës

Lezhjani, Jurgen Uldedaj, i cili pas suksesit të arritur me Tiranën në Kampionatin Shqiptar të boksit, prej disa vitesh është vendosur jashtë Shqipërie duke vijuar karrieren sportive në boksin profesionist.

15 ndeshje, 15 fitore, 5 prej të cilave me nokaut, ky është bilanci shumë pozitiv që 25 vjeçari i talentuar lezhjan ka regjistruar në boksin profesionist. Dueli i fundit për Uldedajn, i cili rikthehet në ring pas një pauze rreth një vjeçare për arsye dëmtimi, ishte ai zhvilluar një ditë më parë në Londër, aty ku tifozët e shumë shqiptar e mbështeten maksimalisht në përballjen me argjentinasin, Bruno Igor Hong, një boksier 33-vjeçar me 21 ndeshje profesioniste në karrieren e tij, ndër të cilat ka fituar 11, 8 humbje dhe 2 barazime.

Ndeshja e zhvilluar në  York Hall London ishte spektakolare për boksierin shqiptar, i cili ndonëse nuk e nisi fort mirë raundin e parë, në tre të tjerët erdhi duke e rritur nivelin e tij, aq sa në raundin e katërt, pas një presioni të furishëm me goditje të njëpasnjëshme mbi kundërshtarin, detyroi trajnerin e argjentinasit të hedhë peshqirin në ring duke ndërprerë ndeshjen. Që do të thotë, fitore e pastër me nokaut teknik e Uldedajt me tërheqje të kundërshtarit.

Kjo fitore e regjistruar në Londër për boksirin shqiptar, Jurgen Uldedaj, i cili mban titullin kampion në tre disiplina, ËBO Youth Ëorld Champion, ËBC, është një nxitje akoma më e madhe morale, ku falë moshës së tij të re, premisat janë për të ecur në nivele akoma më të larta në boksin profesionist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu