Thursday, November 28, 2024

Superiore-Java e 20-të. Kastrioti ndal Erzenin. Barazim 2-2 në Kamzë

Lexo

Kastrioti-Erzeni 2-2

(Shënues: Stojanoviç 58′, Greca 63′ / Asani 5′, Kapllani 34′)

Në barazim 2 me 2 është mbyllur ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Kamzës, në mes Kastriotit pritës dhe Erzenit udhëtues. Një sfidë e nisur në mënyrën më të mirë nga shijakasit, të cilët arrijnë të tundin dy herë radhazi rrjetën e portës vendase. Autorë të golave janë Asani në të 5-tën minutë dhe Kapllani në të 34-tën.

Me avantazhin 0-2 në favor të Erzenit mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që në 45 minutat e dyta skuadra e drejtuar nga Xhevahir Kapllani nuk është më ajo e pjesës së parë.

Dy gola të shepjetë në harkun kohor të pesë minutave, fillimisht me Stojanoviç 58′ dhe më pas Greca 63′, barazpeshojnë shifrat e lojës në 2 me 2. Në minutat në vazhdin, loja bëhet edhe më emocionuese, miqtë sulmojnë për të shënuar golin e fitores, por nga ana tjetër, krutanët me një moral në rritje vazhdojnë të rrezikojnë edhe me raste të tjera portën shijakase duke iu afruar golit të tretë.

Gjithësesi, e gjithë ndeshja mbyllet në barazim 2-2, duke bërë që skuadrat të ndajnë nga një pikë. Më të gëzuar janë krutanët, të cilët me 20 pikët e grumbulluara shpresojnë të sigurojnë në vazhdimësi pikët e mbijeteses. Ndërkohë, për shijakasit, ky barazim me vendin e fundit është humbja e shansit për të ecur më lart në tabelën e klasifikimit dhe për të parakaluar Partizanin e vendit të dytë, pasi me 30 pikë që kanë aktualisht mbeten në vendin e tretë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img