Wednesday, November 27, 2024

Europiani i basketbollit femra-Kombëtarja e Shqipërisë, nesër në transfertën e Sllovenisë, të dielen pret në Durrës, Turqinë

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për femra, do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikueseve të Kampionatit Europian 2023 duke pasur përballë Slloveninë dhe Turqinë. Basketbollistet kuqezi të drejtuara nga ish basketbollistja e njohur bardheblu, Mirza Alibegaj luan të enjten në ora 18:00 me Slloveninë në transfertë, ndeshje kjo e planifikuar të luhet në Pallatin e Sportit “Kodeljevo” të Lubjanës. Kombëtarja e vajzave është grumbulluar të dielën dhe të mërkurën ka bërë dhe stërvitjen e fundit në Lubjanë duke shpresuar se do të jetë më dinjitoze në parket.

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave, e luajtur në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga”, më 14 nëntor 2021, Sllovenia pati fituar me rezultain e thellë 127-28. Me të tilla rezultate, Shqipëria e femrave ka humbur dhe ndeshjet e tjera ndërsa është mundur nga Polonia 125-19 dhe 136-50, si dhe nga Turqia 140-44. Kështu që për shkak të diferencave të mëdha mes të dy ekipeve nuk mund të mendohet një paraqitje më e mirë se çfarë ka ndodhur më parë.

Ndërkohë, kualifikueset e Europiani, kombëtarja e Shqipërisë në basketboll femra, i mbyllë të dielën në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në ora 17:00, Shqipëria duke u ndeshur me Turqinë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img