Friday, April 26, 2024

Ngjarja tronditëse e tërmetit në Turqi, anulohet Ballkaniada e atletikës për salla të mbyllura

Lexo

Sipas programit të hartuar më herët, këtë fundjavë dhe pikërisht ditën e shtunë ishte planifikuar të zhvillohej në Stamboll të Turqise, Kampionati Ballkanik i sallave të mbyllura në atletikë. Aktivitet ku krahas atletëve, David Nikolli dhe Luiza Gega, në listën e delegacionit kuqezi ishin edhe atletët shkodranë, Franko Burraj, Muhamet Çengeli dhe Erisa Rrasa, së bashku me trajneri kuqeblu, Bruno Rrotani, i cili shoqërohej edhe nga trajneri tirans i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi.

Por, ngjarja tronitëse e tërmetit katastrofik që ka goditur Turqinë Qendrore dhe Sirinë të hënën në mëngjes me magnitudë 7.8, ka bërë që autoritetet përkatëse të anullojnë aktivitetin n fjalë, ashtu sikurse të gjitha aktivitetet sportive në mbarë Turqinë.

Por, krahas pezullimit të Ballkaniadës së atletikës për sallat e mbyllura, vendosja për 3 muaj e gjendjes së jashtëzakonshme nga autoritetet turke mund të vërë pikëpyetje dhe për aktivitete të tjera ndërkombëtare, njëri prej të cilëve është Kampionati Europian i sallave të mbyllura në Stamboll, më 2-5 mars.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img