Vllaznia-Tirana 5-7
Shënues: Behari 5’, Lera 12’, 22’, Hasaj 17’, Lekiq 30’/Gjoni 1’, Doçi 20’, Muça 23’, 37’, Kaça 30’, 31’, 38’
E enjte, 9 shkurt 2023, ora 20:00, Pallati i Sportit “Goga”, Shijak
Vllaznia: Behari, Lera, Hasaj, Hyseni. Trajner: Bujar Celufaj
Tirana: Shiba, Gjoni, Muça, Kaca, Prendi(Doçi, Xhafa, Mertiri).
Gjyqtarë: E. Zhuli, A. Zdrava, K. Hakrama
Janë luajtur ndeshjet e javës së pestë të Kampionatit Kombëtar të Futsallës që është edhe e para për fazën e dytë, dhe sfida më kryesore e kësaj jave ishte ajo në mes Vllaznisë dhe Tiranës. Ndonëse Vllaznia ishte pritëse në këtë javë, ndeshja në fjalë është zhvilluar në kompleksin sportiv “Goga” të Shijakut, aty ku falë kushteve dhe standarteve që afron fusha, u zhvilluan edhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.
Për skuadrën kuqeblu, ballafaqimi në fjalë ishte mjaft i rëndësishëm, pasi si kampione e dimrit, kërkonte të ecte me këtë ritëm edhe në javët e ardhshme drejt objektivit të fitimit të trofeut. Por, realisht nuk ka shkuar ashtu si duhet kjo ndeshje për Vllazninë Futsall.
Për t’u theksuar është se trajneri Bujar Celufaj nuk ka pasur në dispozicion të gjithë titullarët e skuadrës, mes të cilëve mungonin Lekaj i dëmtuar dhe Kiri i penalizuar me kartonë nga Komisioni i Disiplinës.
Ndër të tjera, Vllaznia, kishte edhe një obligim tjetër për ta fituar këtë ndeshje, duke dashur të kompensojë humbjen 8-11 me Tiranën në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë, ku bardheblutë i elemiuan nga Kupa. Por, me një organikë disi të cunguar, si edhe falë kualiteteve bardheblu, të cilët pak ditë më parë fituan edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia është mundur me rezultatin 5-7.
Referuar ecurisë së takimit, miqtë e filluan me gol ndeshjen kur shënojnë që në minutën e parë me anë të Gjonit, por Behari barazon për Vllazninë shumë shpejt në të pestën minutë, madje kalon në avantazh ekipin e tij 3-1, me golat e Lerës dhe të Hasajt, 12’, 17’. Në limitin e pjesës së parë është Doçi për miqtë që shënon duke e mbyllur pjesën e parë, 3-2 për Vllazninë.
Dy minuta nga nisja e pjesës së dytë, Vllaznia shënon me anë të Lerës duke thelluar avantazhin në 4-2. Tiranasit shënojnë një minutë më pas me anë të Muçës, por Vllaznia i kundrapërgjigjet me golin e Lekiq në minutën e 30-të duke e çuar në 5-3 avantazhin e tyre.
Pas këtij avantazhi kuqeblu, është Tirana që shënon radhazi katër gola me autor Muçën dhe tre herë Kacen, duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 5-7.
(Video) Kampionati Kombëtar i Futsallës. Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Tirana, 5-7