Një lajm i mrekullushëm është konfirmuar nga Klubi futbollit Vllaznia dhe presidenti Alban Xhaferi. Drejtuesit kanë vendosur që të gjithë të ardhurat e fituara nga ndeshja që do të luhet ditën e diel në “Loro Boriçi” me Tiranën, të shkojnë si kontribut për Turqinë dhe Sirinë.
Të gjitha paratë që do të dhurohen për këto dy shtete për t’i ardhur sadopak në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti do të bëhen publike. Në Shqipëri, Vllaznia është e para që bën këtë hap shumë domëthënës nga bota e sportit.
Drejtuesit shkodranë i bëjnë thirrje të gjithë tifozëve që të japim një mesazh të jashtëzakonshëm solidariteti nga Shkodra dhe të mbushin shkallët e stadiumit:
“SOLIDARIZIM
Klubi futbollit Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi, i bën thirrje gjithë tifozerisë së zjarrtë kuq e blu, që ta mbeshtëse ekipin e zemrësne klasiken e futbollit shqiptar që do të luhet te dielën në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Meqenëse tragjedia e tërmetit ne zonat ndërmjet Turqisë dhe Sirisë ka prekur thellë zemrat e gjithësecilit prej nesh ka vendosur që të gjithë të ardhurat që do të vijnë nga organizimi i ndeshjes me Tiranën do të shkojnë si kontribut për ndihma për tërmetin .

Lutjet tona shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie dhe shpresojmë në rikuperimin sa me të shpejtë të të dëmtuarve.Eja dhe ti për të mbështetur skuadrën e zemrës
dhe për të kontribuar sadopak në këtë tragjedi të jashtzakonshme njerëzore!”
dhe për të kontribuar sadopak në këtë tragjedi të jashtzakonshme njerëzore!”