KUKËSI 1-0 KASTRIOTI (Basha 49′)
Kukësi fiton me një rezultat minimal 1-0 kundër Kastriotit. Verilindorët dominuan pjesën më të madhe të takimit, teksa dhe krutanët u treguan disa herë të rrezikshëm përpara porte. Skuadra e drejtuar nga trajneri Rrahman Hallaçi e kërkoi për gjatë gjithë 90 minutave triumfin dhe në fund arritën të dilnin me 3 pikë. Ishte Basha ai i cili me një gol në minutën e 49’, i dha fitoren vendasve. Kukësianët patën shumë raste të tjera, por pa mundur të shfrytëzohen si duhet.
Kështu Kukësi largohet nga zona e ftohtë e mbijetesës dhe ngjitet në vendin e 7-ë momentalisht me 25 pikë, ndërsa Kastrioti vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me 20 pikë.