Saturday, April 27, 2024

(Intervista) Trajnerët Mezani dhe Tetova flasin pas ndeshjes Laçi 0-1 Egnatia

Lexo

Egnatia ka mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Në prononcimin e zakonshëm për Oversport, Tetova tha:

“Jemi shumë të kënaqur për këtë rezultat. Falënderoj të gjithë çunat. Kishim provuar skemën 5-3-2. Kishim 5 ndeshje pa fituar. Rezultatet kishin ndikuar në gjendjen psikologjike tonën. Mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Ia arritëm qëllimit. Ishte kryesore sinkronizimi i skuadrës. Ne u rikthyem te loja me shumë pasime. Kjo e karakterizon shumë skuadrën. Mendoj që çdo gjë ka qenë përfekt.

Besimi? E thashë dhe më lart që kemi pasur shumë oshilacione. Shpresoj t’i arrijmë gjërat njëra pas tjetrës. Sot ishte rezultati dhe loja. Në vazhdim t’i japim më shumë besim lojtarëve për të shkuar drejt golit më rrjedhshëm.

Rikthimi i Dowamenës? Do qetësohemi dhe do t’i shohim gjërat. Gjithë çunat janë të rëndësishëm për skuadrën. Stoli i ka pranuar gjithë zgjedhjet tona.

Vllaznia? Siç e kemi parë të gjithë, kampionati është futur në një udhë ku skuadrat janë aty-aty. Do të përballemi si të barabartë me Vllazninë”, tha ai.

Edhe pse vendasit u përpoqën të barazonin shifrat nuk ia arritën. Gentian Mezani ka folur pas humbjes 1-0 me Egnatian:

“Nuk funksionoi asgjë. Repartet kanë qenë të distancuara nga njëra-tjetra. Mesfusha nuk mori përgjegjësi. Nuk mundemi të pësojmë dhe pastaj të reagojmë për ta fituar ndeshjen. Nuk arritëm dot as të barazonim sot.

Grinta? Unë mendoj se sot kemi humbur gjithë topat e dyta. Në luftën në ajër ishin të fortë. Kishin një futbollist shtatlartë që i rikuperonte topat. Por, kishim problem edhe te topat. Skuadra kundërshtare na kapte në befasi. Nuk funksionoi sepse repartet ishin larg njëra-tjetrës. Ishte një mundësi për të pasur vazhdimësi. Nuk duhet të kemi oshilacione të tilla. Ishte ndeshje vendase dhe duhet të bënim më të mirën.

Kupa? Sigurisht që besojmë se mund ta kalojmë Egnatian në Kupë. Sot nuk kemi marrë përgjegjësi. Kjo s’do të thotë se nuk do të jemi të motivuar. Kupa është objektiv. Më vjen keq sot për situatën si shkoi. Duke mos prodhuar lojë, arrijmë të futemi në konfuzion vetë duke i dhënë mundësi kundërshtarit për të na goditur. Do të mundohemi të përmirësojmë gabimet për të shkuar përpara. Ne jemi një skuadër e fortë, që e kemi treguar deri tani. E theksova. Do të shohim gabimet që kemi bërë. Do të flas me çunat dhe do të shikoj t’i zgjidhim në vijim”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img