Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e dytë, luajti ndeshjet e javës së 12-të. Në grupin A ku luajnë skuadrat e veriut, ndeshja më e rëndësishme ishte ajo në mes Murlanit dhe Veleçikut. Ka qënë ky një derbi i qarkut të Shkodrës, i cili në dy vitet e fundit ka tërhequr vemendjen e opinionit sportiv.
Kështu ka ndodhur edhe këtë, kur në fushën sportive të Barbullushit, skuadra vendase Murlani priti koplikasit e Veleçikut. Një përballje mes dy skuadrave që kanë objektiva të ndryshme, Veleçiku me synimet e kualifikimit në kategorinë e parë, ndërkohë që Murlani për të siguruar qëndrimin në kategorinë e dytë.
Veleçiku i drejtuar nga trajneri Dritan Smajli shënon shumë shpejt golin e avantazhit, që në minutën e 14-të me anë të Rragamit, ndërkohë që më pas, në të 22-tën është Hajdari që dyfishon shifrat duke e mbyllur pjesën e parë, 0-2 për koplikasit.
Murlani i drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj, që përfaqëson bashkinë Vau i Dejës e përmirëson ndjeshëm lojën në pjesën e dytë. Madje, vendasit arrijnë të shënojnë edhe një gol me autorë Cubin në minutën e 81-të, por pa arritur të frenojnë fitoren e merituar të Veleçikut më rezultatin 1-2.
Në ndeshjet e tjera të grupit A, kategoria e dytë, Ada është mundur në shtëpi me Ilirinë 1-2 duke rënduar situatën e mbijeteses në kategori. Ndërkohë, ndeshjet e tjera të këtij grupi dhanë këto rezultate: Shënkolli-Vora 0-7, Sopoti-Gramshi 4-0, Bulqiza-Naftëtari 1-2.
Tabelën e klafikimit e kryeson Sopoti me 28 pikë, i ndjekur me dy pikë më pak nga Vora. Në vendin e tretë dhe të katërt, kanë Valbona dhe Veleçiku me nga 21 pikë. Naftëtari është i pesti me 19 pikë, Shënkolli në vendin e gjashtë me 17 pikë. Në vend të shtatë është Iliria me 13 pikë, Bulqiza në vnd të yetë me 9 pikë. Murlani dhe Gramshi ndaj vendin e nëntë dhe dhjetë me pikë të barabarta, nga 7 pikë.
E fundit, në tabelën e klasifikimit është Ada e Velipojës me vetëm dy pikë duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria e dytë.