Thursday, April 25, 2024

Thellohet kriza e Vllaznisë në Basket Meshkuj. Humbja e thellë me Besëlidhjen, rëndon akoma më shumë situatën e mbijeteses në Superligë.

Lexo

Besëlidhja-Vllaznia 106-75

Besëlidhja: Robinson(26), Bernard(11), Rhine(2), Moris(19), Beqo(9), Sekiç(12), Nikolli(16), Namdar(2), Pylla(2), Shahini(4), Qilimi(3). Trajner: Afrim Bilali

Vllaznia: Kuçi, Gjeçaj(5), Smith(13), Memçaj(15), Cooper(28), Shabani(8), Bitri(6), Kopliku. Trajner: Damian Bektesh

Gjyqtarë: E. Gjoni, O. Kasmi, A. Brahilika. Komisionier: P. Palko

Vllaznia e basketbollit për meshkuj është shumë pranë rënies nga kategoria e  Superligës. Humbja e kësaj jave me ekipin e Besëlidhjes e ka rënduar akoma më shumë situatën në kampin kuqeblu duke bërë që Vllaznia të vazhdojë të qëndrojë në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit me 13 pikë.

Në mungesë të pallatit të sportit që plotëson kushtet e rregullores së federatës, lezhjanët e kanë pritur Vllazninë në pallatin e sportit, “Asllan Rusi” të kryeqytetit.

Besëlidhja e drejtuar nga trajneri shkodran, Afrim Bilali, njëherazi edhe trajner i ekipit kombëtar, e ka dominuar tërësisht takimin duke udhëhequr në të gjitha periodat e ndeshjes.

27 me 23 ka përfunduar perioda e parë, ndërkohë që e dyta ka disi më shumë rivalitet, por përsëri fiton Besëlidhja me shifrat 26-24. Me rezultatin 53 me 37 në favor të lezhjanëve skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve.

Me rikthimin në fushën e lojës, pritej një reagim i Vllaznisë, por skuadra e drejtuar nga Damian Bekteshi, nuk e ka forcën e duhur për të përballuar Besëlidhjen, e cila është ajo që vijon të diktojë në fushën e lojës duke fituar periodën e tretë me shifrat 29-21.

Dominimi i lezhjanëve vazhdon të jetë prezent edhe në periodën e katërt, e cila fitohet përsëri nga ato me shifrat 24 me 17. Në këtë mënyrë, me rezultatin e përgjithshësm 106 me 75, Besëlidhja e fiton të gjithë ndeshjen duke vijuar të jetë me një pikë më pak në renditje sesa Teuta që kryeson me 22 pikë.

Në vend të tretë është Kamza Basket me 18 pikë, Tirana dhe Apolonia me nga 17 pikë ndajnë vendin e katërt dhe të pestë, ndërsa Vllaznia është e fundit që mbyllë renditjen me 11 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img