Saturday, November 23, 2024

(Video) Sinjale pozitive në kampin kuqeblu. Ardit Hoxhaj, optimist për ndryshimin e situates: Ndeshja me Bylisin, momenti i duhur për të bërë kthesen pozitive

Lexo

Vllaznia vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës nën drejtimin e trajnerit Auron Miloti, i cili që prej së mërkurës ka zëvendësuar Mirel Josën në stolin kuqeblu. Për vlonjatin e Vllaznisë Ardit Hoxhaj, i cili është një ndër pikat e forta të formacionit kuqeblu, ndërprerja e kampionatit për arsye të ndeshjes së kombëtares po i shërbën për mirë Vllaznisë.

Duke folur për ndryshimin e trajnerit, Hoxhaj thotë se Miloti nuk është një trajner i panjohur për to, sepse ka qënë pjesë e skuadrës edhe gjatë periudhës Josa, ndaj edhe bashkëpunimi dhe mirëkuptimi dypalësh është OK. Hoxhaj mendon se Miloti ka marrë një barrë shumë të rëndë përsipër, por po bën një punë të mirë, atmosfera është pozitive për momentin, mënyra e organizimit dhe bashkëpunimi me skuadrën, janë OK.

Humbja me Laçin e ka larguar paksa Vllazninë nga kreu, por Hoxhaj mendon e kuqeblutë i kanë mundësitë për të pretenduar për të luftuar për titullin kampion. Sipas tij, janë dhjetë ndeshje dhe 30 pikë në lojë, që nëse Vllaznia bën mirë, mund të mund të marrë kreun e klasifiimit.

Ndër të tjera, Hoxhaj, paralajmëron se kthesa e Vllaznisë, do të jetë në ndeshjen e radhës me Bylisin, ndeshje kjo që do të luhet t shtunën e ardhshme në “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00.

Ndërkohë, Hoxhaj është optimist edhe për kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, një tjetër mundësi e Vllaznisë për të shkuar në Europë përmes fitimit të këtij trofeu.

 (Video) Intervistën e plotë në video me Ardit Hoxhaj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, “Veriu Sport”, në YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img