Monday, November 25, 2024

(Video) Marçelo Kola, një çiklist talent nga Vig-Mnela, kampion me Vllazninë dhe ekipin kombëtar

Lexo

Prej vitesh, baza kryesore e ekipit të Vllaznisë në sportin e çiklizmit ka qënë elementi cilësor nga Bërdica e traditave të këtij sporti, si dhe nga qyteti i Shkodrës, prej ku kanë dalë emra të spikatur.

Por, gjatë periudhës së fundit, në skenë ka dalë një djalosh i talentuar që i përket zonës së Vig-Mneles në Bashkinë Vau Dejes. Quhet, Marçelo Kola, një i ri shtatlartë që fare mirë mund të ishte pjesë e sportit të basketbollit, po ai ka zgjedhur çiklizmin. Dhe, nuk ka gabuar, sepse talenti tij që disponon në këtë sport e ka bërë të jetë pjesë kryesore e Vllaznisë dhe e ekipit kombëtar.

Nisur nga mbiemri, “Kola”, në opinionin sportiv është krijuar ideja se është pjesë e familjes së trajnerit të Vllaznisë, Leonat Kola, i cili ka edhe djalin me ekipin kuqeblu, Bruno Kola, kampion dhe shumë i talentuar në këtë sport. Por, teksa flet me vlerësime shumë pozitive për Marçelon, vetë trajneri Kola, bën të ditur se në këtë rast kemi të bëjmë me një familje tjetër nga zona e Vig-Mneles.

Pas fitores së vendit të dytë në garat e mëparshme në Elbasan, Marçelo Kola, spikati ndër më të mirët edhe në garat e fundit të Kupës Demokracia zhvilluar në Kavajë, duke mbërritur në finish me grupin e parë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, pas përfundimit të garës, çiklisti Marçelo Kola, flet për karrieren e tij katër vjeçare me ekipin kuqeblu, bashkëpunimin e mirëfilltë me trajnerin Leonat Kola, si dhe me ambicjet që ai për të arritur rezultate sa më të mira me Vllazninë dhe ekipin kombëtar, ku ai është pjesë e tij.

 (Video) Intervisten e plotë në video me çiklistin e Vllaznisë, Marçelo Kola, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, “Veriu Sport” në YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img