Monday, November 25, 2024

Euro 2026-Kosova barazon, 1-1, në “Fadil Vokrri” me Andorrën, i dyti pas atij në transfertë me Izraelin

Lexo

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Pas barazimit si mysafirë në Tel Aviv kundër Izraelit, Dardanët kanë barazuar edhe në shtëpi në duel me Andorrën, me rezultat 1:1.

Përkundër mbizotërimit të plotë gjatë tërë ndeshjes, ndeshja e luajtur nga ora 20:45, mbrëmjen e së martës në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Kosova nuk arriti t’i gëzohet fitores së shumëpritur. Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Dardanët patën disa mundësi. Në pjesën e dytë Dardanët filluan furishëm në kërkim të golit dhe në minutën e 59-të Edon Zhegrova shënoi pas asistimit të Milot Rashicës.

Mirëpo, gëzimi i futbollistëve dhe tifozëve dardanë nuk zgjati shumë, ngase qysh në aksionin e parë pas pësimit të golit, Andorra arriti të barazojë rezultatin. Ishte Berto Rosas, i cili shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit të Alverdas.

Në minutat në vazhdim Kosova u përpoq maksimalisht për të gjetur golin e fitores, por mbrojtja e Andorrës ishte e ngjeshur dhe nuk lejoi shumë hapësira për futbollistët dardanë. Ndeshjet e radhës Kosova i zhvillon në qershor kundër Rumanisë në “Fadil Vokrri” dhe më pas si mysafire kundër Bjellorusisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img