Saturday, May 18, 2024

(Video)Superliga e basketbollit meshkuj-Besëlidhja drejt triumfit historik. Lezhjanët në krye të renditjes, gatin të prekin trofeun e titullit kampion

Lexo

E ardhur si debutuese nga kategoria e parë, Besëlidhja e Lezhës e drejtuar nga trajneri shkodran, Afrim Bilali, njëherazi edhe teknik i kombëtares kuqezi, ka qënë surpriza më e bukur e këtij sezoni në kampionatin e Superligës së basketit për meshkuj.

Në mbyllje të fazës së dytë, pasi kanë mundur Teutën e Durrësit, e shohin veten në vendin e parë duke qënë kësisoj kandidat kryesor për fitimin e titullit kampion.

Sfida e fundit, e vlefshme për javën e 19-të, me bregdetarët durrsakë, shumë e komentuar për replikat mes dy klubeve për ditën e zhvillimit të saj, edhe pse vendasit konsideroheshin favorit, miqtë nga Lezha arrijnë të dominojnë takimin. 9-22, 22-24 mbyllet dy periodat e para në favor të Besëlidhjes duke fituar edhe pjesën e parë me shifrat 33-50. Epërsia lezhjane vijon edhe në dy periodat e tjera, duke fituar në fund edhe të gjithë ndeshjen me rezultatin, 73 me 85.

(Video) Pamje nga ndeshja e javës së 19-të të Superligës basket meshkuj, Teuta-Besëlidhja 73-85)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img