Saturday, November 23, 2024

Superiore- Java e 15-të luhet në mesjavë, spikat derbi Partizani-Tirana dhe Bylis-Vllaznia

Lexo

Kategoria Superiore e futbollit shqiptar rikthehet mesjavën e ardhshme me ndeshjet e javës së 15-të. Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, katër nga pesë ndeshjet e kalendarit të kësaj jave do të luhen në orën 13:45 të së mërkurës, ndërsa vetëm njëra prej tyre, derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana është planifikuar të luhet një ditë më pas, të enjten në orën 18:00. Një ballafaqim ky që në kushte të tjera normale, stadiumi “Arena Kombëtare” do të kishte pasur ngarkesa maksimale në shkallët e tij, por që tashmë do të jetë i detyruar të luhet vetëm me pjesëmarrjen e listës së protokollit. Vllaznia kryesuese e tabelës së klasifikimit është mysafire në Ballsh për t’u ndeshur me Bylisin. Kuqeblutë me synimin për të vijuar ecurinë e rezultateve pozitive tashmë me synimin dhe objektivin e fitimit të titullit kampion, ndërsa vendasit pas humbjes së fundit në Durrës me Teutën vendase 2 me 0 janë spostuar në vendin e parafundit të renditjes me pikë të barabarta me Apoloninë duke u përfshirë seriozisht në rrezikun e mbijeteses në kategorinë Superiore. Po aq të dyluftuara priten edhe çiftet e tjerë, Kastrioti-Teuta, Laçi-Skënderbu, Apolonia-Kukësi.

E MËRKURË

KASTRIOTI-TEUTA ORA 13:45

LAÇI-SKËNDERBEU ORA 13:45

APOLONIA-KUKËSI ORA 13:45

BYLIS-VLLAZNIA ORA 13:45

E ENJTE

PARTIZANI-TIRANA ORA 18:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img