Minutat shtesë janë bërë tashmë të zakonshme, edhe pse kanë nisur të regjistrojnë shifra të pazakonta. Por pak ditë më parë ato regjistruan një tjetër rekord, teksa plot 36 minuta shtesë u dhanë në një ndeshje të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe këto vetëm për pjesën e parë. Gjatë ndeshjes eliminatore ndërmjet Tanzanisë dhe Ugandës, një ballafaqim i rëndësishëm ky për kualifikim për në fazën finale të turneut kontinental, ka ndodhur diçka e pazakontë.
Pasi u mbyll koha e rregullt e pjesës së parë, gjyqtari dha 36 minuta shtesë, që do të thotë se pjesa e parë zgjati për afro 80 minuta. Arsyeja ishte ndriçimi në Stadiumin Kombëtar “Benjamin Mkapa” të kryeqytetit të Tanzanisë, që ra në intensitet, duke e bërë të pamundur për t’u luajtur në kushte normale të shikimit. Pas riparimit të defektit, loja rifilloi dhe, pavarsisht se pjesa e parë zgjati për afro një orë e gjysmë, ajo u mbyll pa gola.
Goli i fitores erdhi pas pesë minutave të tjera shtesë në fund të ndeshjes, që nënkuptuar se gjithsej u dhanë 40 minuta shtesë dhe takimi zgjati plot 130 minuta, pa llogaritur 15 minutëshin e pushimit të ndeshjes.
Roxhgers Mato Kassim e shënoi golin e vetëm për Ugandën, që fitoi 1-0 dhe tashmë është barazuar me Tanzaninë në kuotën e 4 pikëve, me të dyja skuadrat që ende synojnë kualifikimin, të cilin Algjeria, si vendi i parë i renditjes, e ka siguruar tashmë.