Sunday, August 24, 2025

Kategoria e Parë-Flamurtari, fiton derbin vlonjat me Orikun, 1-0. Italiani Diego Longo e nis me fitore misionin në krye të vlonjatëve

Lexo

Oriku-Flamurtari 0-1 (Shënues: Pedro Augusto 75’)

Derbi vlonjat, Oriku-Flamurtari, apo i quajtur edhe debri i brazilianëve nisur nga lojtarët brazilianë që luajnë në të dy skuadrat përkatëse, është fituar nga Flamurtari me rezultaitn 0 me 1. Ka vendosur kështu një gol i shënuar nga Pedro Augusto në minutën e 75-të të ndeshjes.

Një start ky me fitore ne krye të skuadrës vlonjate për trajnerin italian Diego Longo, duke bërë që Flamurtari të jetë aktualisht në kuotën e 38 pikëve duke lënë pas Dinamon me 37 por me një ndeshje më pak, ndërkohë që kryeson Skënderbeu me 41 pikë.

Sfida në fjalë e e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë, është shoqëruar me luftë të fortë sportive, por edhe me plot emocione. Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, është dashur të vinte minuta e 75-të, moment kur Pedro Agusto godet me mjeshtri brenda zones vendase duke e çuar topin në rrjetën e Orikut.

0 me 1 për Flamurtarin, i cili megjithë përpjekjet e shumta të Orikut për të gjetur golin e barazimit, arrin ta ruajë avantazhin deri në fund të ndeshjes e cila për hirë të së vertetës pati një shtesë të gjatë loje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img