Diego Longo(Trajner i Flamurtarit):
“Provuam deri në fund. 2 jave pune vertete e forte. E merituam te fitonim sot. Javen tjeter do te jete nje tjeter finale.Kemi dhe 4 finale dhe kemi mundesi te fitojmë kampionatin.
Çfar nuk shkoi siç e kerkuat? Pjesen e pare punuam mire ne keto ndeshje kur nuk shenon ne pjesen e pare sepse ne te dyten Skenderbeu ka lojtare qe edhe mund ta vrasin ndeshjen. Shumë prej tyre kan luajtur në Superiore. Luajtëm ndaj ekipit të pare ne renditje.
Eshte ky Flamurtari? Jemi 30% te potencialit tone. Kjo eshte rruga duhet te punojme fort. Bylykbashi dhe Igor Da Silva luajten per here te pare sot. Jemi te bashkuar dhe jemi ne kerkim. Jam i kenaqur si me ka pritur skuadra dhe presidenti. Do shpresojm çdo moment.
Penalltia? E kam mbyllur te flas per arbitrin. Kam pune per te bere per te stervitur skuadren Ndoshta klubi do sqaroj diçka ditet ne vijim. Ishte gjuajtje e mire nese do te luanim volejboll.”
Ivan Grozhdenoviç(Trajner i Skënderbeut):
“E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë se është derbi dhe gjithmonë është i fortë dhe pa shumë gola. Jemi të lumtur me një pikë, por erdhëm të mundoheshim të shënonim, kishim shanset tona, nuk i realizuam. Por le të themi se një pikë është e mirë për ne.
Ne erdhëm të fitonim, kishim një mundësi në pjesën e parë e dy në të dytën. Po mendonim si të merrnim tre pikët, por edhe të ishim të kujdesshëm për të mos pësuar se ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.
Kemi edhe katër finale, kemi 3 pikë më shumë se Flamurtari. Kemi katër finale dhe të shohim si shkojnë punët javë pas javë, janë shumë të rëndësishme për të gjitha skuadrat”.
Fatos LAMAJ