Ka përfunduar pasditen e sotme, Turneu Ndërkombëtar i futbollit të moshave, U15 dhe U17, organizuar në Itali.
I quajtur “Tornei Giovani Sicilia”, turneu në fjalë kishte pjesëmarrës edhe dy ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia, të cilët kryesoheshin nga Sekretari i Përgjithshëm i KF Vllaznia, Blendi Dibra.
Aris Ara, lojtari më i mirë i Turneut të Sicilisë
Në përfundim të këtij turneu, ekipi Vllaznia U17 është shpallur i fitues i krejt turneut duke merituar edhe trofeun përkatës. Bilanci i skuadrës kuqeblu në këtë turne ka qënë: 2 barazime dhe 3 fitore duke shënuar 13 gola dhe duke mos pësuar asnjë.
Vllaznia U17 e drejtuar nga trajnerët Gilman Lika dhe Denis Zmijani
Ndërkohë, nga gjiri i ekipeve të Akademisë Vllaznia ka dalë edhe lojtari më i mirë i Turneut, talenti shkodran, Aris Ara.
Gaspër Marku