Saturday, November 23, 2024

(Intervista) Trajneri Martini dhe zv. trajneri Hima flasin pas ndeshjes Teuta 1-2 Laçi

Lexo

Teuta është mposhtur në shtëpi nga Laçi me rezultatin 2-1. Durrsakët ishin shumë pranë fitores që do e rikthente sërish në garën e Europës por tani rikthehen makthet e mbijetesës. Pas ndeshjes, trajneri Martini u shpreh:

Luhajet mes 2 pjesëve? Edhe në të parën edhe në të dytëm luajtëm më mirë se kudnërshtari. Çështje fati, një penallti barazoi, duhej ta mbyllnim ndeshjen me golin e dytë. Penallti aksidentale por ky është futbolli. Goli i parë erdhi nga një faull i panevojshëm nga ne, nuk ishim vendosur mirë, ishte një top pa pretendime nga Laçi.

Në atë moment futëm Çyrbjen por pësuam gol. Pastaj kërkuam golin por nuk ia dolëm. Çdo gabim kushton por çfarë të bëjmë, ecim përpara.

Nuk kemi ngërc psikologjik, luajmë më mirë se kundërshtari përvec Partizanit, askush nuk na ka vënë poshtë. Jemi të barabartë me cdo kundërshtar dhe futemi në fushë për të fituar.”

Laçi mori një fitore shumë të rëndësishme përballë Teutës duke e mposhtur në transfertë me përmbysje 1-2. Pas ndeshjes, zv.trajneri Klevis Hima u shpreh për Oversport:

“Kjo sfidë ishte shumë e luftuar nga të dy ekipet për pozitat që jemi. Bëmë shumë gabime, nuk e nisëm mirë por kishim besim për 3 pikë. Teuta është fatsjellëse ndaj nesh, i kemi marrë dorën. 4 fitore nga 4, çunat kishin besim edhe kur pësuam gol.

Kemi Shkurtajn dhe Guindon, 2 sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Luajmë 4-3-3 dhe njëri nga këta digjet. Është shumë e vështirë për ne. Kur ishim në disavantazh i futëm të dy sepse s’kishim çfarë humbisnim. Për mua jo çdo ndeshje duhet të futemi o fitore o ska. Kemi humbur pikë në ndeshje të ndryshme që me mentalitetin e duhur mund të ishte ndryshe tani.

Pësojmë gola të lehtë nga java në javë mundohemi t’i përmirësojmë por ndonjëherë mundohesh dhe e pëson sërish por ne nuk do pushojmë në këtë aspekt. Jemi në një gjendje jo të mirë, jo aty ku i takon Laçit. Kemi grup lojtarësh shumë të mirë. Tani shpresojmë për fitore të tjera e të kalojmë këto ujëra të turbullta për të parë më lart.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img