Deklarata e zyrtare e ditës së djeshme nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit ku akuzohet për kërcënimtë arbitrave në pragndeshjen, Kastrioti-Bylis, por edhe për trukim të rezultatit të ndeshjes, Kastrioti-Laçi, ka vënë në lëvizje Prokurorinë. Nga sa bëhet e ditur nga sektori i drejtësisë pritet të merren nën shqyrtim edhe komunikimet në audio mes gjyqtarit kryesor Bajramaj dhe asistentëve të tij në atë ndeshje, të cilët ishin në VAR. Veprimi i Bajramajt për të anuluar golin ngjalli dyshime, por vetë FSHF-ja thotë se arbitri është kërcënuar me jetë dhe e ka marrë atë vendim nën presion. Ngjarjet e fundit jo vetëm që i nxijnë imazhin futbollit shqiptar, por pritet të sjellin një efekt zinxhir edhe në renditje, sepse mund të ketë vendime drastike.