Saturday, August 23, 2025

Europa League, 4 sfida interesante në çerekfinale, Italia prezantohet me 2 skuadra

Lexo

Europa League starton sonte me fazën më të nxehtë të këtij kompeticioni që cilësohet edhe si kupa e dytë me e rëndësishme e kontinentit.

4 sfida të ekuilibruara me dy skuadra italiane ende në lojë, Juventus dhe Roma por edhe me një favorit. Manchester United. Bardhezinjtë e Masimiliano Allegrit sfidojnë në Lisbonë Sportingun pasi kaluan me sukses Fraiburgun. Ndeshje me shumë pengesa për skuadrën torineze që Championsin kërkon ta arrijë edhe nëpërmjet Europa League e ky nuk është një mision i pamundur.

Ndërkohë Roma përsërit finalen e Conference League kundër Feynoord. Shorti i vendosi sërish përballë dy kundërshtarët që në dekadën e fundit janë ndeshur tre herë dhe do të sfidojnë njëri tjetrin edhe dy të tjera, duke filluar që nga dita e sotme në “De Kuip”.

Disi më i avantazhuar në këtë fazë është Bayer Leverkusen që ka pëshkuar kundfërshtarin më të kehtë të mundshëm, belgët e Union St.Gilloise që mund të konsiderohen edhe si supriza e këtij sezoni. Skuadra nga një lagje e Brukselit vetëm dy sezone më parë luante në ligën e dytë belge por pasi flirtoi me titullin kampion që e humbi në javët e fundit, tashmë kërkon të shkruajë historinë në Europë.

Sfidë zjarri do të jetë edhe ajo me Manchester United dhe Sevilla-s. Rekordmenët e këtij kompeticioni sfidojnë “Djajtë e kuq” në “Old Trafford”. Duel pa favoritë të dukshëm edhe pse skuadra e Erik ten Hag i ka të gjitha mjetet dhe forcat për t’ia dalë mbanë në këtë fazë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img