Wednesday, May 22, 2024

(Video)Atletikë-Vllaznia për meshkuj dhe Skënderbeu për femra, kampionë për kategorinë U18

Lexo

Pas suksesit në Kampionatin Kombëtar të Atletikes per moshat U-13 dhe U-16 zhvilluar në Tiranë, ku Vllaznia u shpall kampione për vajza dhe djem, atletika shkodrane vijon me të njëjtin sukses edhe në garat e Kampionatit Kombëtar të atletikës për kategorinë U-18.

Aktiviteti në fjalë është zhvilluar sot në pistën dhe pedanat e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku Vllaznia e drejtuar nga kryetrajneri Albert Marashi, si dhe kolegët e tij Bruno Rrotani, Jetmir Jahaj dhe Dorjan Tafa, është shpallur kampione për meshkuj.

Ndërkohë, në konkurimin e femrave, vendin e parë dhe titullin kampion e ka merituar ekipi i Skënderbeut të Korçës i drejtuar nga kryetrajneri, Romeo Zeka, klubi i të cilit e ka kthyer në traditë suksesin në kategorinë e femrave.

Në radhët e ekipit të meshkujve të Vllaznisë kanë spikatur disa kampionë kombëtarë, por ndër to, sipas edhe kryetrajnerit Albert Marashi, figurën më të mirë sportive e ka bërë atleti i talentuar i garës së kërcimit së gjati, Erdi Duka, i cili me rezultatin 6 metra dhe 72 centimetra, fitoi vendin e parë, duke dhënë sinjale garancie për një lidër të së ardhmes në këtë disiplinë sportive.

(Video) Pamje nga Kampionati Kombëtar i atletikës U18-të i zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img