Edhe sot “fenomeni” Ardit Hoxhaj shënoj në sekondin e fundit, dhe jo vetem sot, por plot 8 herë duke krijuar bindjen se është magjija çudibërëse e Vllaznisë dhe personazhi më i dashur për tifozërinëe “e çmendur”shkodrane.
Duke parë dhe analizuar me qetësi golat e Vllaznisë dhe veçanarisht super golat e superman-it Hoxhaj, më lind e drejta të komentoj dhe argumentoj minimumin profesional të tranjerëve, të atyre skuadrave që Hoxhaj ju ka shënuar. Dhe mbrojtje të këtyre skudrave që nuk kanë minimumin e fantazisë për ta mbuluar një për një lojtarin “fantazëm” të golit.
Duke personifikuar Bylisin si ekipin pritës të Vllaznisë, duke marr si shkak merkaton e “bujshme” të Janarit, sidomos me lojtarë të kontinenteve me ngjyrë, mund të themi me plot bindje dhe argumenta se këto lojtarë janë të nivelit nën mesatar. Trendi pas këtyre lojtarëve tregon nivelin e ulët të margetingut futbollistik dhe nënvlersimin e futbollistëve të rinj shqiptar.
Fenomeni “Hoxhaj” është rasti tipik për të ndërgjegjësuar menaxheret, presidentët, tranjerët për një seleksion më profesional në merkato dhe besim tek elementi shqiptar.
Sot Vllaznia tregoj se është “Hirushja” e Superliges shqiptare, sot Vllaznia është antireklama e çdo “manjaku kritik” apo “nihilisti”. Sot Vllazninë duhet nderuar dhe respektuar për vlerat që po i bë Superliges dhe futbollit shqiptar.