Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” Tiranën pë të zhvilluar mes tyre Klasiken e Shqipërisë, sfidë që starton në orën 18:00 dhe është e vlefshme për javën e 30-të të Abissnet Superiore. Ndeshja e sotme mund të ketë në dorë fatet e Superiores të këtij edicioni pasi fitorja e njërës prej skuadrave mund të vendosë ecurinë e mëtejshme të ekipeve.
Te shkodranët janë rikthyer dy lojtarët e rëndësishëm të skuadrës. Hakaj dhe gurishta do të marrin vendin e tyre në formacion, pasi kanë shlyer pezulimin.
Ndërkohë nga krahu tjetër bardheblutë është rikthyer të jetë i gatshëm Kristal Abazaj, i cili në ndeshjen e fundit trembi jo pak stafin e kampionëve.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Coba, Balaj, Latifi. Trajner: Goce Sedloski
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratche, Pergjoni, Deliu, Aleksi, Lushkja, Hasani, Abazaj, Haxhiu. Trajner: Orges Shehi