Egnatia me 10 lojtarë i merr një pikë Laçit

Lexo

- Reklamë -spot_img

EGNATIA 1-1 LAÇI (62′ Xhekson (P)/ 50′ Guindo)

Egnatia dhe Laçi kanë ndarë pikët në sfidën e javës së 30-të të “Abissnet Superiore”. Ishte një sfidë shumë e luftuar mes dy skuadrave.

Takimi nisi keq për vendasit që mbeten me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Zejnullait. Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste nga të dyja ekipet.

Ndërsa pjesa e dytë pati gola, emocione, raste dhe spektakël. Kjo pjesë nisi menjëherë me gol për kurbinasit me Guindon që nuk gabon në zonën e Egnatias në minutën e 50’. Edhe pse rrogozhinasit ishin me 10 lojtarë arritën të barazonin me penallti, në të 62’ me Xhekson i cili riktheu barazpeshën duke pasur edhe shumë mundësi të tjera shënimi. Laçi shënoi një tjetër gol në të 65’ me Spahiun, por u anulua për pozicion jashtë lojë.

Me këtë barazim kurbinasit shuajnë ëndrrat e rrogozhinasve për titull. Egnatia ngjitet në vendin e 3-të në kuotën e 43 pikëve, ndërsa Laçi mbetet në vend të 5-të me 40 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img