EGNATIA 1-1 LAÇI (62′ Xhekson (P)/ 50′ Guindo)
Egnatia dhe Laçi kanë ndarë pikët në sfidën e javës së 30-të të “Abissnet Superiore”. Ishte një sfidë shumë e luftuar mes dy skuadrave.
Takimi nisi keq për vendasit që mbeten me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Zejnullait. Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste nga të dyja ekipet.
Ndërsa pjesa e dytë pati gola, emocione, raste dhe spektakël. Kjo pjesë nisi menjëherë me gol për kurbinasit me Guindon që nuk gabon në zonën e Egnatias në minutën e 50’. Edhe pse rrogozhinasit ishin me 10 lojtarë arritën të barazonin me penallti, në të 62’ me Xhekson i cili riktheu barazpeshën duke pasur edhe shumë mundësi të tjera shënimi. Laçi shënoi një tjetër gol në të 65’ me Spahiun, por u anulua për pozicion jashtë lojë.
Me këtë barazim kurbinasit shuajnë ëndrrat e rrogozhinasve për titull. Egnatia ngjitet në vendin e 3-të në kuotën e 43 pikëve, ndërsa Laçi mbetet në vend të 5-të me 40 pikë.