Wednesday, November 27, 2024

Shehi: “Nuk është hera e parë që mundim Vllazninë, është një fitore të rëndësishme dhe karakteri”

Lexo

Derbin e Shqipërisë e fitoi Tirana kundër Vllaznisë duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion. Pas ndeshjes, ka folur edhe trajneri i bardhebluve, Orges Shehi:

“Ne Vllazninë e kemi mundur në Superkupë. Mua më intereson fitorja, jo loja. Duhet falenderuar Abazaj që po luan me një këmbë, ne e dimë që kundërshtari ka një mbrojtje të fortë. Është një fitore të rëndësishme dhe karakteri, në këtë ndeshje nuk pësuam sepse ndeshjet e tjera gjithmonë kishim pësuar.

I mendojmë ndeshjet një nga një, të vuajmë dhe të marrim fitoret me sakrificë. E dimë që në këtë fazë ndeshjet janë të vështira. I lëshojmë territorin kundërshtarit por nuk kemi panik. Tani në këtë situatë na duhen vetëm pikët, në fillim luanim bukur por nuk kishim pikë, kështu që nuk na intereson loja e bukur.

Gjithsecili ka meritën e vet, unë me të gjithë lojtarët e mi i konsideroj elitarë, që duan të saldojnë emrin në histori, të mendojnë për të ardhmen dhe jo pagesat. Ata të kërkojnë mentalitetin e fituesit dhe që ta kalojnë tek të tjerët.

Nuk e di që ishte Kolela, nuk mendoj se është e nevojshme të ishte në stadium. E kemi çdo gjë në dorën tonë, nuk mendojmë fare për kundërshtarët”, u shpreh Shehi për “Oversport”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img