Tirana-Dinamo 1-1(Shënues: Xhixha 64’/ Bekaj 78’)
Humbja në Shkodër ka lënë pasoja në ekipin e Dean Klafurić. Tirana dhe Dinamo City janë ndarë me një barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit dhe të transmetuar në RTSH Sport HD.
Bardheblutë nuk mund të shfrytëzonin superioritetin numerik edhe pse miqtë në pjesën e parë u “tradhëtuan” nga Oresti Rifa në të 28’. 19-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq nga Enea Jorgji pas një ndërhyrje të rëndë në dëm të Alvarez.
Ky episod bëri që në pankinën e Dinamos të mungonte qetësia dhe pas disa minutash fushën e lojës u detyrua që ta braktiste edhe Ilir Daja.
Pjesa e dytë nisi me Tiranën më kërkuese në sulm ndërsa “miqtë” u munduan që të minimizonin rrezikun duke qarkulluar topin.
Tirana gjeti golin e parë në të 64’ falë Xhixhës, i cili u tregua i kujdesshëm duke ndjekur aksionin dhe duke shfrytëzuar topin e larguar keq nga Teqja.
Me kalimin e minutave Dinamo rriti volumin e lojës duke gjetur edhe golin e barazimit me Hoxhallarin, i cili në të 78’ mposhti me fat Bekajn.
Tirana shënoi përsëri me anë të Dacit, i cili shtyu sferën në rrjetë pas gjuajtjes së Mysloviç nga distanca, por goli anulohet për faullin e numrit 11 ndaj Alijit.


