Monday, May 20, 2024

Sedloski: “Nga një gabim i yni i vetëm na shënuan, Tirana nuk është rastësisht e para”

Lexo

Trajneri i Vllaznisë, Goce Sedloski, theksoi se është i kënaqur nga skuadra. Ai u shpreh për Oversport:

Së pari i uroj fitoren e tre pikëve Tiranës. Sa i takon ndeshjes, kjo ka qenë një ndeshje shumë kërkuese. E kemi parë edhe vetë që nga një gabim i yni i vetëm na kanë shënuar gol, për këtë arsye futbolli është interesant. Në pjesën e dytë kemi luajtur krejtësisht ndryshe, krijuam shanse, ata u mbrojtën totalisht. Pra i kemi shtyrë pothuajse në pjesën e dytë, krijuam shanse, por topi nuk përfundoi në rrjetë, e portieri ynë nuk kishte punë gjatë kësaj periudhe. Por në fund të fundit nuk ke çfarë t’i bësh, urimet më të mira kundërshtarëve.

Nuk u pa dora e trajnerit? Çfarë të them, pjesën e parë e patë, në të dytën u përpoqëm. Ndoshta kemi parë ndeshje të ndryshme. Në pjesën e dytë Tirana u mbrojt, ata pritën vetëm ndonjë kundërsulm, pjesa e dytë ishte nën iniciativën tonë, por nuk kemi shënuar gol. Ata kanë pritur pothuajse gjithë pjesën e dytë në qendër, por ky është futbolli. I kam parë dhe ndjekur që gjatë gjithë kohës luajnë kështu. Patjetër kemi pasur kundërshtarë të fortë para, ata janë kundërsulmues. Por nuk kam hatërmbetje ndaj lojtarëve të mi. Për tre ditë kemi ndeshjen e radhës për Kupën. Duhet të pushojmë shumë dhe të përgatitemi për ndeshjet që kemi deri në fund.

Të gjithë luajnë futboll, Tirana nuk është rastësisht e para. Ne kemi sulmuar në pjesën e dytë, në pjesën e parë patën shanse dhe erdhi goli. Dhe një gabim i yni në pjesën e parë e zgjidhi ndeshjen. Duhet të vazhdojmë të punojmë e të luajmë si në pjesën e dytë nëse duam të arrijmë qëllimin.

Çdo ndeshje ka ritmin e vet. Normalisht ka qenë gjithçka mirë kundër Erzenit, edhe sot pjesa e dytë ishte e tillë. Por çfarë të themi, kështu janë ndeshjet dhe futbolli. Një shans i kundërshtarit në pozitë të mirë, mund të zgjidhë ndeshjen dhe kampionatin. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përgatitemi”, theksoi Sedloski.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img