Vllaznia merr një barazim në sekondat e fundit kundër Engatias. Skuadrat u ndanë në baraspeshë 1-1, duke e lënë kështu kualifikimin pezull për në përballjen tjetër mes tyre. Për e Oversport, trajneri i kuqebluve, Goce Sedloski, tha:
“Ishte ndeshje kërkuese. U luajt korrekt nga të dy ekipet. Duhet të ndalojmë atë që çdo kundërshtar ne na e realizon, pra kundërsulmin. Ndoshta duhet të shënonim më herët atë gol. Por duhet të jemi real dhe mendoj që edhe 1-0 rezultati dublohet. Kam ardhur këtu për të luajtur një futboll sulmues. Normalisht këtë dua t’i injektoj lojtarëve. S’është e lehtë për ta kuptuar këtë menjëherë. Kam kritika vetëm për pasimet e gabuara. Kemi edhe 95 minuta të tjera më e pakta. Të dielën na pret një ndeshje e radhës me të njëjtin kundërshtar. Duhet të pushojmë dhe të përgatitemi mirë. Ta presim këtë ndeshje siç ne e dëshirojmë. Gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e ardhshme.
Skuadra? Nuk mund të kem ndonjë ankesë për lojtarët. Ka edhe 3 javë deri në fund të kampionatit. E kam thënë dhe një herë, çdo ndeshje për ne është finale. Pra do të kemi ndeshje të tjera, për Kupë dhe për kampionat. Duhet të përqëndrohemi. Për momentin jam i kënaqur. Nuk është e lehtë të arrish atë që kërkon. Lojtarët janë të mirë. Japin gjithçka nga vetja. Unë shpresoj që rezultati do të vijë.
Egnatia, në repartin e mesfushës dhe të sulmit janë shumë të mirë. Me të vërtetë një super ekip për atë që kam parë. Ndaj kam bërë atë vendosje ndaj tyre. Në fillim realizuam shumë korne. Gjithmonë jemi në pritje se çfarë na ofron kundërshtari. E them edhe një herë. Djelmoshat luajnë mirë, vetëm mos të gabojnë në pasimet që kryejnë.
Puna? Unë do të vazhdoj të aplikoj të njëjtin futboll si sot. E di që edhe sportdashësi do futboll ofensiv. Na ka ndodhur një goditje se na u dëmtua një lojtar. Duhet të ndryshojmë dhe formacionin. Duhet të vazhdojmë me të njëjtin stil dhe të njëjtin ritëm. Jemi duke menduar edhe për ndeshjen e ardhshme. E keni parë dhe vetë se si kemi arritur deri këtu. Pra ajo që ka ndodhur më përpara, ne e lëmë pas. Ne jemi mbrojtur ndaj çdo ekipi, kur duhet të rrijmë në bllok, do të qëndrojmë në mbrojtje. Por, gjatë ndeshjes do të vazhdoj të aplikoj futboll sulmues. Atë shans dhe gjysmëshans, duhet të shënojmë gol. Do të ishte ndryshe që lojtarët të shënonin menjëherë golin e parë”, tha ai.