Monday, November 25, 2024

Java e 31-te e Abisnet Superiore luhet në dy ditë, duele direkte për mbijetesen dhe Europen.

Lexo

Abisnet Superiore do te rikthehet serish ne fundjave per te zhvilluar ndeshjet e javes se 31-te te saj, teksa ne mesjave Vllaznia Egnatia Tirana dhe Teuta zhvilluan mes tyre edhe gjysemfinalet e Kupes se Shqipërise.

Ne kete fundjave do te luhen sfida mjaft interesante teksa eshte zbuluar edhe axhenda e javes se 31-te. Me konkretisht te pesta ndeshjet e kesaj jave, jane ndare nga sektori i garave te luhen te shtunen dhe te dielen.

Te shtunen do te luhet perballa mes Bylisit dhe Laçit ne “Adush Muça”. Kjo sfide mes tyre do te startoj ne oren 15:00. Ballshiotet duan piket per mbijetesen ndersa krubinasit per europen. Ne oren 18:00 do te jete radha e Erzenit qe pret ne “Niko Dovana” skuadren e Partizanit. Shijakasit luftojne per mbijetesen ndersa demat per titullin kampion.

Nderkohe te dielen do te luhen 3 takimet e tjera. Fillimisht do te zbres ne fushen e lojes Tirana ku ne “Elbasan Arena” pret Kastriotin duke nisur nga ora 15:00. Bardheblute jane favorite ne leter por krutanet jane me te motivuar se kurre per te siguruar nje tjeter 3 pikesh per mbijete.

Ne po te njejten ore do te luhet ne “Kukes Arena” edhe dueli i mbijeteses mes Kukesit dhe Teutes. Si verilindoret ashtu edhe durrsaket synojne 3 piket per t’ju larguar sa me shume zones se ftohte.

Gjithçka do te mbyllet me duelin e “Loro Boriçit”. Vllaznia dhe Egnatia do te perballen pas 3 ditesh serish mes tyre kete here ne kampionat. Vetem nje pike kane rrogozhinasit me shume se shkodranet dhe dueli mes tyre eshte direkt per vendin e trete.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img