Saturday, May 4, 2024

Boks-Vllaznia afron kampionin e Anglisë, Adam Maca. Talenti shqiptar do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Europian të Rumanisë

Lexo

Ndërkohë që dy boksierët shkodranë, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa, të shoqëruar edhe nga trajneri shkodran, Lazarin Vila, janë nisur sot drejt Uzbeskitanit për të kon kuruar në Kampionatin Botëror të të rriturve, në palestrën e boksit Vllaznia trajneri i kombëtares të të rinjëve, Klaudio Çekini, vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian të kategorisë së rinjë.

Në një prononcim për Veriu Sport, trajneri Çekini bën të ditur se ekipi kombëtar i të rinjëve do marrë pjesë me 3 sportistë në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Rumani me datë 18 korrik deri me 2 gusht. Dy prej tyre janë  sportistë të Vllaznisë, Jurgen Lazri dhe Adam Maca, si dhe sportisti i Studentit të Tiranes Ahmet Koçi.

Për t’u theksuar është se me iniciativën e dy vëllezërve trajnerë të boksit, Klaudio dhe Emiliano Çekini është bërë e mundur që pjesë e Vllaznisë por edhe kombëtares së Shqipërisë të bëhet kampionini i vjetshëm i kësaj grup moshe dhe boksieri më i mirë i Europianit, Adam Maca, 3 here kampion Anglie dhe 3 here radhazi boksieri më i mirë në Angli.

Trajneri i kombëtares së të rinjëve, Klaudio Çekini, sqaron se gjatë bisedimeve me menaxherin e tij është bërë një marrëveshje që boksieri Adam Maca të përfaqësoj ekipin e Vllaznisë dhe ekipin kombëtar në aktivitetet ndërkombëtare duke filluar nga Europiani i Rumanisë.

Me talentin shqiptar të ardhur nga Anglia, Adam Maca, si dhe me talentin shkodran Jurgen Lazri, 3 here kampion kombëtar dhe i cilësuar 2 here si boksieri më i mirë i Shqipërisë, përfshirë edhe kampionin tiranas të klubit Studenti, Ahmet Koçi, Shqipëria e drejtuar nga trajneri Klaudio Çekini, pritet të ketë një përfaqësim dinjitoz në Kampionatin Europian të Rumanisë.

Ndërkohë, për të bërë të mundur një përgatitje sa më cilësore, kombëtarja  eboksit për të rinj ka nevojë për një grumbullim dhjetë ditor përpara pjesëmarrjes në Europian, për të cilën drejtuesit e kombëtares kërkojnë mbështetjen e komunitetit të biznesit shkodran dhe më gjërë, pasi një grumbullim i tillë, duke pasur parasysh elementin cilësor është në dispozicion, shpresat për rezultat pozitiv, janë shumë të mëdha!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img